Aktualitet

U masakrua me thikë nga dy rusë, shqiptari humb jetën në burgun e Trikalasë

Një shqiptar ka humbur jetën për shkak të plagëve të marrë pas një përleshjeje me thika me dy shtetas rus. Ende nuk dihet identiteti i tij.
Featured image of article: U masakrua me thikë nga dy rusë, shqiptari humb jetën në burgun e Trikalasë

GREQI– Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën pasi është masakruar me thika nga dy shtetas rus në burgun e Trikalasë.

Sipas mediave greke, shqiptari u sulmua me thikë në këmbë, krahë dhe kraharor  nga rusët gjatë një përleshjeje mes tyre jashtë klinikës së burgut.

I burgosuri shqiptar u dërgua me urgjencë në spitalin e burgut, ku humbi edhe jetën për shkak të plagëve të marra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani mediat greke nuk kanë publikuar asnjë detaj lidhur me identitetin e shqiptarit përveç moshës 29-vjeçare.

Në dy vitet e fundit, më shumë se 30 vrasje dhe vdekje të shqiptarëve kanë ndodhur në burgjet greke. Rastet më të fundit janë ato të Bandion Tushës dhe Albert Bakos, të cilët u vranë në burgun e Koridhalosit. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment