Sport

Mjekët e Maradonës në çastet e fundit: “Bullafiqi po vdes…”

1 Shkurt 2021, 09:37 Nga DOSJA
Mjekët e Maradonës në çastet e fundit: “Bullafiqi po

ARGJENTINE – Nuk kanë fund të fshehtat rreth vdekjes së yllit argjentinas Diego Armando Maradona. Një ndarje nga jeta, e cila sa më shumë kalon koha, aq më tepër dalin fakte dhe detaje që e bëjnë të mistershme.

Faqja online ‘Infobae’ ka publikuar ditën e djeshme audion e bisedës së dy mjekëve të ish-futbollistit, neokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatrit Agustina Cosachov, të cilët kanë qenë pranë Maradonës në periudhën e fundit të jetës së tij.

“Më duket se pësoi një arrest kardiak, bullafiqi po vdes,”– dëgjohet të thotë Leopoldo Luque .  “Nuk e kam idenë se çfarë bëri ai. Unë po largohem. Tani më të është ambulanca, së bashku me mjekët e urgjencës, më duket se hyri në intubim,”– dëgjohet të thotë psikiatri, Cosachov.

“Ne e kishim bërë atë për 10 apo 15 minuta, sepse ambulanca nuk po vinte. Hymë në dhomë, bënte ftohtë dhe filluam të bëjmë reanimacionin. Nuk na thonë si është gjendja. U largova dhe nuk mora vesh asgjë,”– dëgjohet në audio.

Sipas mediave argjentinase, duke u bazuar në materialin, mjeku Luque e Cosachov do të merret në pyetje nga prokuroria. Në çertifikatën e vdekjes së Diego Armando Maradonas u shenua se pësoi arrest kardiak, i cili i shkaktoi dhe vdekjen.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2021, 09:26

Kristiano Ronaldo publikon foto nga shtrati

ITALI – E diela rrallë herë për futbollistët kalohet me familjen, duke qenë se të gjitha ndeshjet janë të programuara për t’u zhvilluar në fundjavë. Por e...