Sport

VIDEO/ Balta e Elbasanit “tradhëton” Partizanin e bën Vllazninë të mos mundet, të kuqtë shkuan pranë një mrekullie p

31 Janar 2021, 17:49 Nga DOSJA
VIDEO/ Balta e Elbasanit “tradhëton” Partizanin e bën

ELBASAN-Nuk ka fitues në kryendeshjen e javës së 17-të të Superiores mes Partizanit e Vllaznisë. Dy skuadrat u detyruan ta mbyllnin 90 minutëshin me shifrat 0-0. Një pjesë e parë që foli për Vllazninë ku në minutat e para pikërisht në të 3-tën dhe vetëm 2 minuta më vonë shkoi pranë golit, por në rastin e Jonuzit ishte Alban Hoxha që bëri mrekullinë.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat u ndëshkuan me kartonë të kuq, me Bitrin dhe Krymin që lanë skuadrat e tyre me nga 10 lojtarë pas një konflikti mes dy lojtarëve. Mala iu afrua golit për Partizanin në minutën e 72-të, kurse në minutat shtesë balta shpëtoi Vllazninë.

Asani dha një top në qendër për Carën, ky i fundit goditi saktë, por ishte balta që ndryshoi forcën e topit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani vllaznia partizani vllaznia

Sondazh

Poll