Sport

VIDEO/ Barcelona tani është anti-Atletico Madrid, katalanasit mposhtin Athletic Bilbao dhe shkojnë në vendin e dytë

31 Janar 2021, 22:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Barcelona tani është anti-Atletico Madrid, katalanasit mposhtin

SPANJË– Barcelona merr një fitore të rëndësishme ndaj Athletic Bilbaos me shifrat 2-1 për javën e 21-të të La Liga-s. Kapiteni Lionel Mesi hapi sfidën në minutën e 20-të dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Në minutën e 49-të, një autogol i Jordi Albës do të sillte baraspeshën në “Kamp Nou”. Duket se dyshja Mesi-Grizman kanë gjetur harmoninë e munguar dhe po funksionon më së miri, teksa francezi i dhuroi golin e fitores skuadrës së Barcelonës.

Me këtë fitore, katalanasit ngjiten në vendin e dytë me pikë të barabarta me Realin e Madridit, dhe nisin luftën për vendin e parë që mbahet nga Atletiko Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport athletic bilbao barcelona athletic bilbao barcelona

Sondazh

Poll