Sport

U largua nga Partizani dhe u përfol për një kalim te Kukësi, Solomon ka firmosur me skuadrën e…

31 Janar 2021, 21:25 Nga DOSJA
U largua nga Partizani dhe u përfol për një kalim te Kukësi,

KUVAJT-Theophilus Solomon nuk është më një futbollist i Partizanit. Sulmuesi nigerian, ndër më të paguarit në Superiore, por që e ka justifikuar shumë pak vlerësimin financiar, ka prishur marrëveshjen me klubin e kuq. U përfol për një kalim te Kukësi, disa zëra thonin se ishte takuar me drejtorin sportiv Nderim Nexhipi, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

 

 

 

A post shared by نادي القادسية الرياضي (@qadsiaclub)

Ndërsa pa mbushur 24 orë nga ky largim, sulmuesi menjëherë ka firmosur me Al Qadasia në Kuvajt skuadër ku luan edhe Lorenc Trashi. Zyrtarizimi është bërë nga klubi kuvajtjan në rrjetet sociale teksa bëjnë të ditur edhe firmën me ish-lojtarin e Partizanit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport al qadsia partizani solomon al qadsia partizani solomon

Sondazh

Poll