Sport

VIDEO/ Milionat e PSG dhe idetë e Pochettinos nuk po funksionojnë te klubi francez, e mund ekipi që luan për mbijetesë

31 Janar 2021, 17:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Milionat e PSG dhe idetë e Pochettinos nuk po funksionojnë te

FRANCË– Milionat e PSG dhe idetë e trajnerit Pochettino nuk mjaftojnë që klubi francez të ketë vazhdimësi. Këtë javë klubi nga Parc de Prince u mund nga Lorient me shifrat 3-2, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë trajnerit argjentinas Pochettino në stolin e PSG.

Kampionët e Francës pësuan dy gola në 10 minutat e fundit që i zbritën nga vendi i parë në vendin e 3-të. Abergel shënoi në minutën e 35-të golin e epërsisë për skuadrën e Lorient por Neymar me dy penallti në minutat 45 dhe 58-të përmbysi shifrat në favor të kryeqytetasve.

Por atëherë kur PSG po shkonte drejt fitores së radhës, Lorient realizoi dy herë në minutat 80 dhe 91-të me Wissa dhe Moffi duke i dhënë suksesin skuadrës vendase dhe duke shtangur ekipin e Pochettinos.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lorient psg lorient psg

Sondazh

Poll