Sport

VIDEO/ Atalanta e nxori jashtë Kupës, Lazio i jep leksion në kampionat, Muriqi shënon edhe një herë

31 Janar 2021, 16:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Atalanta e nxori jashtë Kupës, Lazio i jep leksion në

ITALI-Atalanta e nxori jashtë Kupës së Italisë, por në fundjavë për kampionat, Lazio merr një fitore që as nuk e kishte menduar. Skuadra e Inzaghit fitoi me shifrat 3-1 duke hedhur një hap të rëndësishëm për katër vendet e para.

Ndeshjen e hapi një “perlë” e Marusic direkt në minutën e 3-të, duke e mbyllur edhe pjesën e parë në avantazh.Në të dytën Lazio gjeti edhe golin e dytë me Joaquin Correan në minutën e 51-të. Atalanta u mundua të rikthehet në lojë me një gol të Pasalic në minutën e 79-të.

Për t’i dhënë goditjen e fundit bergamaskëve mendoi Vedat Muriqi, i cili vulosi fitoren e romanëve. Fitorja e 5-të radhazi kjo për bardhekaltrit në kampionat, të cilët u ngjitën në vendin e 5-të me 37 pikë, duke parakaluar pikërisht Atalantën e Gasperinit në renditje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta lazio muriqi atalanta lazio muriqi

Sondazh

Poll