Sport

Kristiano Ronaldo publikon foto nga shtrati

1 Shkurt 2021, 09:26 Nga DOSJA
Kristiano Ronaldo publikon foto nga shtrati

ITALI – E diela rrallë herë për futbollistët kalohet me familjen, duke qenë se të gjitha ndeshjet janë të programuara për t’u zhvilluar në fundjavë. Por e diela e shkuar ishte pushim për yllin e Juventusit, Kristiano Ronaldon, pas fitores 2-0 ndaj Sampdoria.

Këtë fundjavë ai kaloi një ditë relaksi, në shoqërinë e të dashurës së tij Xheorxhina dhe tre fëmijëve të tij: Eva, Mateo dhe Alana Martina.

CR7 është duke pritur për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë, e programuar për nesër në 20:45. Sulmuesi i Juventusit postoi një foto në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet së bashku me Xheorxhinian dhe fëmijët, të gjithë së bashku, ndërsa foton e shoqëron me fjalët: “Shtëpi e ëmbël shtëpi”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll