Sport

VIDEO/Kartoni i kuq i lojtarit të Partizanit, Olsi Rama ndërpret intervistën e Dajës dhe nervozohet në transmetim: Lojtari

31 Janar 2021, 18:32 Nga DOSJA
VIDEO/Kartoni i kuq i lojtarit të Partizanit, Olsi Rama ndërpret

ELBASAN- I pakënaqur nga gjykimi i ndeshjes Partizani-Vllaznia ka mbetur drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama. Pakënaqësia vjen për atë karton të kuq që arbitri Eldorian Hamiti dhe për lojtarin e Partizanit Eneo Bitri dhe atë të Vllaznisë Ardit Krymi.Gjatë prononcimit të teknikut të Partizanit Ilir Daja për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, Rama ndërhyri dhe u shpreh se gjyqtari veproi në mënyrë të gabuar.

“Këtë gjë më tha dhe lojtari që Krymi shkoi për ta goditur. E pashë dhe këtu, e pashë dhe në ndeshje. Bitri i vë duart që të mbrohet. Nuk është futbollist që bën skema. Eneo i bën shenjë që të mos e godasë.Mendoj se është pjesë e antagonizmit të lojës edhe  veprimi i futbollistit të Vllaznisë. Krymi është agresiv, dhe Bitri pasiv”, u shpreh Rama.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi rama partizani olsi rama partizani

Sondazh

Poll