Sport

E bleu për 7 milionë euro, klubit të Serie A i “ngec lojtari” në derë, rezulton me COVID… ja si prezantohet

31 Janar 2021, 22:21 Nga DOSJA
E bleu për 7 milionë euro, klubit të Serie A i “ngec

TORINO-Skuadra e Torinos ka arritur të firmos me sulmuesin Antonio Sanabria nga Real Betis. Një afrim i tillë sigurisht që do i bëjë punë skuadrës “Granata” për objektivin mbijetesë. Marrëveshje me vlerë 7 milion euro plus 3 bonuse.

Sa i përket lojtarit, ai rezultoi me Covid-19 dhe është asimptomatik, por nuk ka pasur ende ndonjë kontakt me grupin e ekipit. Futbollisti u vendos menjëherë në izolim dhe do të ndjekë të gjithë procedurën e kërkuar nga protokolli shëndetësor.

KOMUNIKATA E KLUBIT

“Klubi i Futbollit Torino njofton se ka firmosur përfundimisht nga Real Betis Balompié me futbollistin Antonio Sanabria. Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare. Klubi i Futbollit Torino mirëpret Sanabria me një përqafim të ngrohtë: mirëpritur në Torino , Gjithmonë Forza Toro!. Si pjesë e ekzaminimeve parandaluese mjekësore, dhe pas kontrolleve të mëtejshme, doli pozitiviteti i futbollistit ndaj Covid-19. Sanabria, i cili është asimptomatik dhe nuk ka pasur ende ndonjë kontakt me grupin e ekipit u vendos menjëherë në izolim dhe do të ndjekë të gjithë procedurën e parashikuar nga protokolli shëndetësor ”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio sanabria real betis torino antonio sanabria real betis torino

Sondazh

Poll