Sport

Merkato: “In extremis”, edhe tri “goditje” të reja të Partizanit në rrugën drejt titullit…

1 Shkurt 2021, 09:38 Nga DOSJA
Merkato: “In extremis”, edhe tri “goditje” të reja

TIRANE – Pasi ka afruar në radhët e saj Muratajn dhe Xhunior, para pak ditësh, në çastet e fundit të mbylljes së merkatos së janarit, klubi i Partizanit ka bërë edhe tri blerje të reja, për të forcuar organikën e tij. Pritet që ata të prezantohen në kampin e kuq, i cili tashmë nuk e fsheh synimin për të mbërritur te trofeu i kampionit.

Ashtu siç ishte përfolur, mesfushori 25-vjeçar burrelas Donald Mëllugja, i cili gjatë ndeshjeve të vitit të shkuar ka luajtur për ngjyrat e skuadrës së Bylisit, tashmë ka firmosur “të kuqtë” e kryeqytetit, që drejtohen nga trajneri Ilir Daja.

Por ai nuk është i vetmi. Pjesë e Partizanit është bërë edhe qendërmbrojtësi 23-vjeçar Roberto Karlos Dominguez Fuentes, pjesë e kombëtares së Salvadorit, pas një eksperience në Bolivi te skuadra e Bolivar.

Surpriza fundit e Partizanit, duke iu referuar një raportimi të “Supersportit”, është mesfushori Edon Hasani, i cili ka një përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar. 29-vjeçari shkodran në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e bardhebluve të Tiranës.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klubi i kuq i kryeqytetit mbyllet merkatoja partizani klubi i kuq i kryeqytetit mbyllet merkatoja partizani

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2021, 09:26

Kristiano Ronaldo publikon foto nga shtrati

ITALI – E diela rrallë herë për futbollistët kalohet me familjen, duke qenë se të gjitha ndeshjet janë të programuara për t’u zhvilluar në fundjavë. Por e...