Politike

‘Shqipëria nuk futet në thes me bandita’/ Rama i drejtohet Metës: Ke të drejtë! Boll e përdore Presidencën për atë

28 Janar 2021, 13:55 Nga DOSJA
‘Shqipëria nuk futet në thes me bandita’/ Rama i drejtohet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e Presideniti Meta se në Shqipëri “s’do mund të futet dot në thes nga një çetë me banditë dhe oligarkë”. Rama i drejtohet Metës duke i thënë se ka të drejtë dhe e ka thënë shumë mirë. Mirëpo, kreu i qeverisë i thotë se ai nuk duhet ta përdorë Presidencën për LSI-në ‘dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi’.

‘Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!’– shkruan Rama.

Kreu i shtetit postoi në Facebook pak minuta më parë: “Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta zgjedhjet e 25 prillit edi rama ilir meta zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll