Politike

Përgjimet e Ndrangheta-s, Çela: Askush nuk e pengon prokurorinë të nisë hetimet, janë të pavarur

28 Janar 2021, 12:58 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndrangheta-s, Çela: Askush nuk e pengon prokurorinë

TIRANË– Prokurori i Përgjithëm Olsjan Çela pas mbledhjes së përgjithme të prokurorëve është shprehur për gazetarët e pranishëm dhe në lidhje me përgjimet e Ndrangheta-s. Ai u shpreh se të gjithë prokurorët janë të pavarur e se askush nuk i pengon ata që të nisin hetimet.


‘Ky është ligji dhe është mirë që dhe media të nisë të kuptojë mekanizmat e legjislacionit. Sot kjo është garancia më e madhe që i është dhënë sistemit, i është dhënë drejtësisë, pavarësia e prokurorëve. Askush nuk mund t’i pengojë prokurorët sot, drejtuesit e prokurorisë të nisë hetimet për çështje të cilat janë në kompetencën e tyre lëndore dhe tokësore. ’- u shpreh Çela.

Nga ana tjetër kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja nuk vendosi që të fliste më gjatë për këtë çështje, duke ‘kyçur’ gojën për lajmin më të bujshëm të kohëve të fundit.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndrangheta ne shqiperi olsjan cela ndrangheta ne shqiperi olsjan cela

Sondazh

Poll