Politike

Përplasja mes Peleshit dhe Ademit në Shkodër, ministri: Jemi të dënuar që të bashkëpunojmë

28 Janar 2021, 12:39 Nga DOSJA
Përplasja mes Peleshit dhe Ademit në Shkodër, ministri: Jemi

SHKODËR– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është “përplasur” sot në Shkodër, me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. Teksa ka qënë për inspektim në zonat e përmbytura ai u gjend përballë Ademit e cila iu drejtua duke i thënë se nuk i kanë ardhur në ndihmë banorëve. Peleshi iu përgjigj duke i thënë se banorët do të marrin ndihmat që kërkojnë e se është dënimi i tyre që të bashkëpunojnë së bashku për ti dhënë zgjidhjeve problemeve.


Pjesë nga debati:

Voltana Ademi: Po flas si është situata

Niko Peleshi: Ju kuptoj shumë mirë

Voltana Ademi: Unë po flas për situatën dhe për të vlerësuar atë

Niko Peleshi: Kjo nuk është një çështje se kush e ka topin

Voltana Ademi: Nuk e thashë ashtu

Niko Peleshi: Pushteti vendor s’ka nevojë për lejë për të bërë vlerësimin e dëmeve

Voltana Ademi: Ne e bëjmë gjithmonë, një gjë të tillë, kemi blerë koncentrat, por fondi i bashkisë nuk është për të blerë koncentrat

Niko Peleshi: Nëse nuk është fondi i bashkisë i mjaftueshëm, kemi fonde tona për tu mbështetur

Voltana Ademi: E keni për detyre

Niko Peleshi: E kemi detyrë të përbashkët

Voltana Ademi: Nëse nuk e dini atëherë po jua tregoj unë, po ta sqaroj tamam

Niko Peleshi: Mesazhi im është që do mbështesim familjet

Voltana Ademi: Mesazhi im është që të keni mundësi të ndihmoni sadopak këto banorë

Niko Peleshi: A e kuptoni se është e turpshme të bëjmë debate të tillë para banorëve, bashkëpunoni

Voltana Ademi: Mos e rreni popullin, mua nuk më gënjeni.

Niko Peleshi: Jemi të dënuar që të bashkëpunojmë, nuk kam ardhur për ju por për banorët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike niko peleshi voltana ademi niko peleshi voltana ademi

Sondazh

Poll