Politike

Përgjimet e Ndrangheta-s, Arben Kraja ‘kyç gojën’, nuk pranon të flasë: Nuk kam asnjë koment!

28 Janar 2021, 12:43 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndrangheta-s, Arben Kraja ‘kyç gojën’,

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka reaguar në lidhje me përgjimet e klanit mafioz Ndraagheta, në të cilin u përmendën dhe disa politikanë të njohur në vend. Për ‘faxnews’ Kraja është shprehur:

Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, është një çështje në hetim’– duke ‘kyçur’ në këtë mënyrë gojën për lajmin më të bujshëm të kohëve të fundit.

Kjo deklaratë u tha gjatë votimin që u mbajt ditën e sotme për emrat e dy prokurorëve që do të plotësojnë dy vendet bosh pranë KLP-së.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben kraja pergjimet e ndraghetes arben kraja pergjimet e ndraghetes

Sondazh

Poll