Politike

Rama ironizon programin e PD: Njësoj si tramvaji i Tiranës, gjumë të ëmbël!

28 Janar 2021, 12:47 Nga DOSJA
Rama ironizon programin e PD: Njësoj si tramvaji i Tiranës, gjumë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi prezantimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se programi ngjason me premtimin për ndërtimin e një tramvaji në Tiranë në vitin 2011, (premtim ky i bërë nga Lulzim Basha kur garonte për kryetar bashkie, por që nuk u realizua).
POSTIMI I PLOTE I RAMES:

 

Reagimi vjen disa orë pasi PD prezantoi sot programin ekonomik. Kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se PD do të hapë 110 mijë vende të reja pune, do të ndihmojë fermerët, do të kompesojë me 100% interesat e kredive për strehim, do të japë 100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët dhe bujqësinë, dhe po ashtu do të japë ndihmë për studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha programi i pd edi rama lulzim basha programi i pd

Sondazh

Poll