Politike

Basha: Financim rekord për buxhetin e fermerëve! Qeveria ime do t’i japë 100 mln euro mbështetje bujqësisë..

28 Janar 2021, 11:58 Nga DOSJA
Basha: Financim rekord për buxhetin e fermerëve! Qeveria ime do

TIRANE– Kryedemokrati Lulzim Basha premtoi një financim rekord nga buxheti i shtetit për fermerët. Basha tha se qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të investojë 100 milionë euro mbështetje direkte në bujqësi.


“Ne do të japim një financim rekord nga buxheti i shtetit për fermerët dhe kjo është diçka unë kam pasur mundësinë ta diskutoj me ta nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Për herë të parë, me qeverinë e dal nga vota e 25 prillit fermeri shqiptar do të ketë të njëjtën mbështetje si fermerët e vendeve fqinje. 100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale. Fermerët janë zemra punëtore e Shqipërisë. Prodhimet e tyre duhet e do të jenë krenaria jonë. Ne do të zhvillojmë dhe investojmë në bujqësi, ushqim dhe blegtori që Shqipëria të përparojë me thithjen e teknologjive të avancuara.”-tha Basha. 

PD prezantoi sot programin ekonomik. Kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se PD do të hapë 110 mijë vende të reja pune, do të ndihmojë fermerët, do të kompesojë me 100% interesat e kredive për strehim, do të japë 100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët dhe bujqësinë, dhe po ashtu do të japë ndihmë për studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha programi i pd lulzim basha programi i pd

Sondazh

Poll