Politike

Basha nis prezantimin e Planit ekonomik të PD, “Shqipëria Fiton”: 110 mije të punësuar, rritje të pagave e pensioneve d

28 Janar 2021, 13:05 Nga DOSJA
Basha nis prezantimin e Planit ekonomik të PD, “Shqipëria

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përfundim të prezantimit të planit ekonomik, ka postuar në rrjetet sociale, pikat kyçe ku bazohet platforma e demokratëve.

Basha shkruan se: Sot filluam prezantimin e programit SHQIPËRIA FITON, me Planin tonë ekonomik. Jo më premtime boshe, por një plan serioz pune. Ne angazhohemi të ngremë pagat, të hapim vende të reja pune për qytetarët shqiptarë, të ulim taksat, të rrisim pensionet, të ulim çmimet e energjisë elektrike dhe karburantit, të ndihmojmë rininë dhe familjet e reja shqiptare pa lënë asnjë shqiptar mbrapa. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme! #SHQIPERIAFITON.

Postimi vjen disa orë pasi PD prezantoi sot programin ekonomik. Kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se PD do të hapë 110 mijë vende të reja pune, do të ndihmojë fermerët, do të kompesojë me 100% interesat e kredive për strehim, do të japë 100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët dhe bujqësinë, dhe po ashtu do të japë ndihmë për studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha programi i pd lulzim basha programi i pd

Sondazh

Poll