Politike

Ironizoi programin e PD, Bardhi i përgjigjet Ramës: Qetësohu! Ky është vetëm fillimi

28 Janar 2021, 13:23 Nga DOSJA
Ironizoi programin e PD, Bardhi i përgjigjet Ramës: Qetësohu! Ky

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas komentit ironik që ky i fundit i bëri programit ekonomik të PD. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ky është vetëm fillimi dhe se pas 8 vitesh, shqiptarët do e largojnë me votë.

POSTIMI I PLOTË I BARDHIT: 

Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi.E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen. Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill.

Reagimi vjen disa orë pasi PD prezantoi sot programin ekonomik. Kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se PD do të hapë 110 mijë vende të reja pune, do të ndihmojë fermerët, do të kompesojë me 100% interesat e kredive për strehim, do të japë 100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët dhe bujqësinë, dhe po ashtu do të japë ndihmë për studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi programi i pd edi rama gazment bardhi programi i pd

Sondazh

Poll