Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Nuk futemi dot në thes nga një çetë me banditë. Rama nuk ia kursen: Boll e përdore Presidenc

28 Janar 2021, 13:38 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Nuk futemi dot në thes nga një

TIRANË– Përplasjet virtuale mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama kanë vijuar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Ishte Meta ai i cili reagoi i ashpër në profilin e tij të ‘Facebook’ për zgjedhjet duke shkruar se Shqipëria nuk do të futet dot në një thes me çetë, banditë, oligarkë dhe arrogantë. Ndër të tjera presidenti shkroi se më 25 prill Shqipëria do të jetë në dorë të shqiptarëve.

‘Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!’- shkroi Meta.

Pak minuta më pas kryeministri Rama iu përgjigj presidentit në ‘Twitter’. Ai iu drejtua Metës duke i thënë se ka të drejtë dhe e ka thënë shumë mirë. Mirëpo, kreu i qeverisë i thotë se ai nuk duhet ta përdorë Presidencën për LSI-në ‘dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi’.

Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!’– shkroi Rama.

Debate të tilla janë përditshme nga ana e dy liderëve. Sot kryeministri Edi Rama komentoi dhe platformën e PD-së për zgjedhjet, deklaratë e cila po ashtu shkaktoi përplasje në rrjetet sociale me anëtarët e partisë blu.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta zgjedhjet e 25 prillit edi rama ilir meta zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll