Politike

Manastirliu: Vaksinat e COVAX do të vijnë brenda shkurtit, po bëjmë përpjekje maksimale

28 Janar 2021, 12:58 Nga DOSJA
Manastirliu: Vaksinat e COVAX do të vijnë brenda shkurtit, po

TIRANE- Ogerta Manastirliu, ka garantuar sot se qeveria po punon për të sjellë sa më shpejt vaksinat Pfizer. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu theksoi se edhe vaksinat e COVAX do të vijnë brenda shkurtit.

“Lufta me COVID është ende larg fundit edhe pse vaksina është drita që shihet në fund të tunelit. Përpjekjet tona janë maksimale dhe jemi të vendosur në mundësim sa më të shpejtë të dozave të vaksinës.  E ndërkohë që stafet tona janë në krye të detyrës për tiu përgjigjur çdo qytetari që ka nevojë për kujdes shëndetësor. Përpjekja jonë e pandaluar për sigurimin e vaksinave.


Ne kemi të kontraktuara doza për 800 mijë qytetarë duke filluar me grupet prioritare. Jemi në pritje të dërgesës së parë nga kompania Pfizer, jemi besimplotë se Pfizer do ti qëndrojë kontratës së lidhur për dërgesën e dozave të para.

Edhe instrumenti Covax është angazhuar të sjellë dozat e para të Pfizer brenda muajit shkurt. Vaksina është malli më i dërguar në botë. Qeveria shqiptare ka marrë masa në kohë.”-tha ministrja. 

Lajmi kryesor: Kuvendi/ Hajdari: 4 banda bëjnë ligjin në Elbasan! Murrizi: Ta dijë Ndrangheta kush janë “këta”, vjen me seli këtu në Shqipëri (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu seanca plenare 28 janar 2021 ogerta manastirliu seanca plenare 28 janar 2021

Sondazh

Poll