Politike

Basha zotohet edhe për çiftet e reja: Pas 25 prillit qeveria do të paguajë 100% interesat bankare

28 Janar 2021, 11:52 Nga DOSJA
Basha zotohet edhe për çiftet e reja: Pas 25 prillit qeveria do

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa prezantoi planin ekonomik dhe politik të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, tha se të gjitha çiftet e reja pas 25 prillit do të ndihmohen nga qeveria. Basha tha se qeveria do të bëjë kompesimin e interesave për kreditë e strehimit.


“Ne do të mbështesim familjet shqiptare. Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës. Çdo vit të qeverisjes time 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi I plotë I interesave të kredive për strehim, çka do të thotë për ju të sapomartuar apo të sapofejuar apo që doni të hidhni këtë hap në jetë por që nuk keni asnjë mundësi as ta çoni nëpër mend blerjen e një banese, se pas 25 prillit qeveria juaj do të paguaj 100% interesat bankare për çdo kredi që do të merrni për të blerë një apartament apo një banesë.  Në fund të mandatit tonë të pare, do të jenë 20 mijë çifte dhe familje të reja që do të kenë siguruar strehim përmes kësaj skeme të subvencionimit të interesave.”-tha Basha. 

PD prezantoi sot programin ekonomik. Kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se PD do të hapë 110 mijë vende të reja pune, do të ndihmojë fermerët, do të kompesojë me 100% interesat e kredive për strehim, do të japë 100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët dhe bujqësinë, dhe po ashtu do të japë ndihmë për studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha programi i pd lulzim basha programi i pd

Sondazh

Poll