Aktualitet

Sherr në Peshkopi, 26-vjeçari i ngul thikën të riut, e bën për spital, arrestohet pas krimit

27 Janar 2021, 10:36 Nga DOSJA
Sherr në Peshkopi, 26-vjeçari i ngul thikën të riut, e

DIBËR– Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dosja.al ka mësuar se i plagosuri me inicialet T.T., ndodhej në Peshkopi në lagjen e tregut, në momentin që është konfliktuar me një 26-vjeçar.

Ky i fundit, me inicialet, E.S., banues në Maqellarë Dibër, në konflikt e sipër e ka qëlluar me thikë të riun duke e lënë të plagosur.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa autori është vënë në pranga. Ai akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Të përfshirë në konflikt rezulton se kanë qenë edhe pesë persona të tjerë, me inicialet:  Xh. C., 25 vjeç, M. A., 23 vjeç, Xh. A., 26 vjeç, B. S., 23 vjeç, Xh. L., 15 vjeç, banues në Dibër, që janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta, njëri prej tyre plagosi me mjet prerës një 22-vjeçar, ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit. Vihet në pranga autori i plagosjes, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen “Treg”, Peshkopi, po ndodhte një konflikt fizik mes disa të rinjve, ku falë ndërhyrjes së menjëherëshme të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi i shtetasit : E. S., 26 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ky shtetas gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin T. T., 22 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, ka rezultuar se janë përfshirë në konflikt për të cilët ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për shtetasit : Xh. C., 25 vjeç, M. A., 23 vjeç, Xh. A., 26 vjeç, B. S., 23 vjeç, Xh. L., 15 vjeç, banues në Dibër. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike ne diber plagosje me thike ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2021, 09:24

VLORË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Marjon Mitros, 39-vjeçarit që mori dy plumba gjatë një atentati të mirëorganizuar ndaj tij, një ditë më parë ...