Aktualitet

E TRISHTË! Katër orë pas njëra-tjetrës, nënë dhe bijë humbin jetën nga Covid në Librazhd

27 Janar 2021, 10:34 Nga DOSJA
E TRISHTË! Katër orë pas njëra-tjetrës, nënë

LIBRAZHD– Nënë e bijë kanë humbiur jetën ditën e sotme në qytetin e Librazhdit si pasojë e Covid. Mësohet se S.L 93 vjeç dhe V.H 71 vjeç kanë ndërruar jetë katër orë pas njëra-tjetrës.

93-vjeçarja jetonte në shtëpi me vajzën e saj Verën dhe bashkëshortin e kësaj të fundit. Vera Hysa ka qënë specialiste në ish-bazën e Bujqësisë Librazhd. Më parë ka ndërruar jetë mamaja e saj dhe pas 4 orësh ka ndërruar jetë dhe e bija. Pas shenjave të Covidit gruaja është nisur menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, mirëpo nuk ka mundur të mbijetojë.

Ditën e djeshme u regjistruan 8 viktima dhe 879 të infektuar duke e cuar numrin e të prekurve nga Covid në 73691 të infektuar.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri vdesin nene e bije nga covid ne librazhd koronavirus në shqipëri vdesin nene e bije nga covid ne librazhd

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2021, 09:24

VLORË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Marjon Mitros, 39-vjeçarit që mori dy plumba gjatë një atentati të mirëorganizuar ndaj tij, një ditë më parë ...