Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 19-vjeçari, kapet autori në banesën e tij

27 Janar 2021, 09:23 Nga DOSJA
Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë

DURRËS– Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ngjarja e cila nisi pas një konflikti të çastit shkaktoi plagosjen me thikë të një 19-vjeçari nga bashkëmoshatari i tij. I riu, E.H ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, personin me inicialet S.K i cili ndodhej në ambientet e shtëpisë së tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes të rinjve në durrës sherr ne durres sherr mes të rinjve në durrës sherr ne durres

Sondazh

Poll