Aktualitet

Goditen lojërat e fatit, arrestohet 39 vjeçari që e kishte kthyer lokalin e tij në loto, pranga dhe 5 personave të tjerë,

27 Janar 2021, 10:21 Nga DOSJA
Goditen lojërat e fatit, arrestohet 39 vjeçari që e kishte

TIRANË– Një 39-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se e kishte kthyer lokalin e tij në një ambient kur organizoheshin lojëra fati të paligjshme. Në njoftimin e Policisë së Tiranës bëhet me dije se 39-vjeçarit me inicialet F. M., i janë sekuestruar dy aparatura, një celular dhe një sasi parash që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar edhe tre persona me inicialet: N. K., 31 vjeç dhe H. A., 23 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kapën me kanabis. Y. D., 51 vjeç, L. Dh., 51 vjeç dhe Q. M., 24 vjeçe, u vunë në pranga pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë Tiranë

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i organizimit të lotarive të palejuara. Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit ku zhvillohej ky aktivitet i kundërligjshëm. Arrestohen në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, është evidentuar një rast i zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 39 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 aparat celular, dy aparatura që i përdorte për të ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lotarive të palejuara dhe një sasi valute e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. K., 31 vjeç dhe H. A., 23 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Y. D., 51 vjeç, L. Dh., 51 vjeç dhe Q. M., 24 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet goditen lojerat e fatit policia e tiranes goditen lojerat e fatit policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2021, 09:24

VLORË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Marjon Mitros, 39-vjeçarit që mori dy plumba gjatë një atentati të mirëorganizuar ndaj tij, një ditë më parë ...