Mori dozën e parë të vaksinës ‘Pfizer’, Pëllumb Pipero infektohet pas dy javësh me Covid, mjeku: Kemi nisur investigim
27 Janar 2021, 09:58Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus. Të martën, rezultati i testit të tij ka dalë pozitiv, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Dosja.al mëson se mjeku për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore. Pipero ka vetëm simptoma të lehta, si temperaturë apo dhimbje koke. Ky është rasti i parë në vend që një person infektohet me Covid pasi ka kryer vaksinën ‘Pfizer’.
Edhe vetë mjeku e ka konfirmuar një gjë të tillë, duke reaguar për herë të parë pas infektimit. Sipas Piperos, hetimi për të mësuar sa më shumë detaje lidhur me rastin e tij ka nisur.
Doza e dytë e vaksinës ‘Pfizer’ merret pas tre javësh nga ajo e para, ndaj nuk dihet se si do të veprohet me rastin e mjekut Pipero i cili është infektuar sërish. A do të vaksinohet apo jo Pipero më 3 shkurt? Para dy javësh ishte mjekja Najada Çomo e para që mori dozën e parë të vaksinës kundër Covid, ndërsa Rama i dyti duke i pasuar më pas nga mjeku.
975 ishin dozat e vaksinës ‘Pfizer’ që erdhën në Shqipëri para disa javësh, ndërkohë që u bë e ditur se do ishin mjekët të parët që do vaksinohen.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për sanitaren e ‘Shefqet Ndroqit’ Tire Alldervishi e cila i mori 8 milionë lekë vajzës...
TIRANË– Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë i ka hequr licencën e ushtrimit të profesionit infermieres Ronida Hysa e cila i vodhi 60 mijë lekë pacien...
Aktualitet27 Janar 2021, 09:24
VLORË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Marjon Mitros, 39-vjeçarit që mori dy plumba gjatë një atentati të mirëorganizuar ndaj tij, një ditë më parë ...
DURRËS– Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ngjarja e cila nisi pas një konflikti të çastit shka...
SHKODËR– Pas reshjeve të shumta të shiut që mbërthyen vendin tonë gjatë ditëve të fundit, situata në vend duke disi më e qetë, por vazhdojnë problemet me s...
VLORË– Atentatorët që i prenë rrugën Marjon Mitros një ditë më parë në Vlorë, ishin me syze dhe kapele. Dosja.al ka mësuar se brenda mjetit “Land Rover”, n...
TIRANË– Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka deklaruar se në vend po qarkullon një Covid ndryshe ndaj duhet marrë shumë seriozi...
DURRËS– Një qytetar nga Durrësi ka menduar që ta izolojë derën e shtëpisë së tij me ngjitës, ose ndryshe siç quhet shkumë poliuretani, në mënyrë që ...