Aktualitet

27 Janar 2021, 09:24 Nga DOSJA

VLORË Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Marjon Mitros, 39-vjeçarit që mori dy plumba gjatë një atentati të mirëorganizuar ndaj tij, një ditë më parë në Vlorë. Nga shtrati i spitali, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, anëtari i grupit të vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt, ka deklarua se i shpëtoi vdekjes pasi qëndroi shtrirë deri në momentin që atentatorët u larguan.

Përsa u përket shkaqeve të atentatit, Mitro është shprehur se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë lloj konflikti dhe se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë organizuar. Ai ka shtuar gjithashtu se nuk ka arritur t’i identifikojë autorët pasi ka qenë me kurriz

“Kam qenë duke ecur me kurriz dhe nuk i kam parë autorët. Kohët e fundit s’kam patur konflikt dhe nuk e di për cilat motive është qëlluar drejt meje,”– tregon Mitro.

Atentatorët që i prenë rrugën Marjon Mitros një ditë më parë në Vlorë, ishin dy, me syze dhe kapele, brenda mjetit “Land Rover”.  Në dritaren e fuoristradës, autorët kanë nxjerrë armën e pajisur më silenciator dhe kanë qëlluar drejt Mitros. Këtë të fundit e kapën vetëm dy plumba, një në krahë e një në kokë, duke e lënë të plagosur.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që deri më tani mendohet se arsyeja e atentatit kanë qenë larjet e hesapeve mes bandave. Sot janë shoqëruar 15 persona, të cilët merren në pyetje nga ana e bluve të Vlorës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat marjon mitros marjon mitro plagoset marjon mitro atentat marjon mitros marjon mitro plagoset marjon mitro

Sondazh

Poll