Aktualitet

Infermierja i vodhi 60 mijë lekë pacientit që ndërroi jetë nga COVID, Urdhri i Infermierit i heq licencën e punës Ronida

27 Janar 2021, 09:40 Nga DOSJA
Infermierja i vodhi 60 mijë lekë pacientit që ndërroi

TIRANË– Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë i ka hequr licencën e ushtrimit të profesionit infermieres Ronida Hysa e cila i vodhi 60 mijë lekë pacientit që ndërroi jetë nga Covid.   Nëpërmjet një deklarate të bërë publike, institucioni shkruan se pas mbledhjes së bordit është vendosiur bllokimi i lejes së ushtrimit të profesionit, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës

Reagimi i plotë:

Në kthim përgjigje të kërkesës suaj fillimisht Urdhri i Infermierit të Shqipërisë dëshiron të përcjellë me anën tuaj indinjatën dhe keqardhjen për sjelljen e patolerueshme nga ana e një infermiereje.Së dyti ju bëjmë me dije se me marrjen informacionit për rastin në fjalë menjëherë është mbledhur Bordi dhe me vendim nr. 4 të datës 26.01. 2021 në bazë të neneve 9 dhe 13 të Statutit të UISH vendosi  bllokimin e lejes së ushtrimit të profesionit, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës .Në përfundim të procesit gjyqësor dhe marrjen e vendimit të formës së prerë do të merret vendimi për heqjen me  ose pa afat të lejes së ushtrimit të profesionit të infermierit.

Ditën e djeshme ra në prangat e Policisë së Shtetit infermierja Ronida Hysa, e cila vodhi 60 mijë lekë në portofol e llogari bankare pacientit që ndërroi jetë nga COVID-19. Ndërsa më herët ka bërë bujë rasti i sanitares Tire Alldervishi që u soll si infermiere dhe u mori para të afërmve të pacientëve tek “Shefqet Ndroqi”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ronida hysa ronida hysa

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2021, 09:24

VLORË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Marjon Mitros, 39-vjeçarit që mori dy plumba gjatë një atentati të mirëorganizuar ndaj tij, një ditë më parë ...