Aktualitet

Kalimi përmes Hungarisë/ Zbardhet skema e agjentëve që falsifikonin testin e Covid-19, udhëtarëve u siguronin edhe kontrat

27 Janar 2021, 10:33 Nga DOSJA
Kalimi përmes Hungarisë/ Zbardhet skema e agjentëve që

TIRANË Dosja.al ka zbardhur detaje nga skema e mashtrimit me anë të së cilës katër të arrestuarit garantonin kalimin e qindra persona drejt Gjermanisë, në kohën që shtetet kishin mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë, në këmbim të 600 eurove.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se nga muaji shtator i vitit 2020, agjentët Klotilda Çela, Petrit Cara, Ergys Vejseli, Gentiana Konini, kanë kaluar të paktën 500 persona drejt Gjermanisë, duke përfituar kështu të paktën 300 mijë euro.

Mënyra e kalimit ishte me autobuzë. Udhëtarëve u sigurohej përgjigjia negative e testit të Covid-19 dhe kontrata e punësimit në vendin ku donin të shkonin dhe niseshin me autobusë. Të gjithë kanë kaluar përmes Hungarisë, vend që është përdorur si tranzit.

Tashmë, të katër agjentët janë vënë në pranga dhe do të përballen me drejtësinë. Ata akuzohen për veprat penale: “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen kater falsifikatoret e testeve covid ergys vejseli gentiana konini klotilda çela petrit cara arrestohen kater falsifikatoret e testeve covid ergys vejseli gentiana konini klotilda çela petrit cara

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2021, 09:24

VLORË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Marjon Mitros, 39-vjeçarit që mori dy plumba gjatë një atentati të mirëorganizuar ndaj tij, një ditë më parë ...