I mori 8 milionë lekë vajzës së pacientes me COVID, Gjykata jep arrest me burg për Tire Alldervishin. Dëshmia: Nuk i prish
27 Janar 2021, 09:50Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për sanitaren e ‘Shefqet Ndroqit’ Tire Alldervishi e cila i mori 8 milionë lekë vajzës së pacientes me COVID.
Menjëherë sapo Alldervishi u arrestua pretendoi se ishte e infektuar me Covid madje në dëshminë e dhënë është shprehur se nuk i prishte punë njeriu nëse do lirohej. Ajo pretendon se ka qënë edhe vetë e shtruar në spital për shkak se ishte e infektuar, por ende nuk është negativizuar dhe për këtë arsye përbën rrezik për të infektuar të tjerë në qelitë e paraburgimit.
Zhvatja e bërë nga sanitarja u denoncua në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar se nëse ka të tjerë mjekë apo infermierë të përfshirë në skemën e mashtrimit.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë i ka hequr licencën e ushtrimit të profesionit infermieres Ronida Hysa e cila i vodhi 60 mijë lekë pacien...
Aktualitet27 Janar 2021, 09:24
VLORË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Marjon Mitros, 39-vjeçarit që mori dy plumba gjatë një atentati të mirëorganizuar ndaj tij, një ditë më parë ...
DURRËS– Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ngjarja e cila nisi pas një konflikti të çastit shka...
SHKODËR– Pas reshjeve të shumta të shiut që mbërthyen vendin tonë gjatë ditëve të fundit, situata në vend duke disi më e qetë, por vazhdojnë problemet me s...
VLORË– Atentatorët që i prenë rrugën Marjon Mitros një ditë më parë në Vlorë, ishin me syze dhe kapele. Dosja.al ka mësuar se brenda mjetit “Land Rover”, n...
TIRANË– Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka deklaruar se në vend po qarkullon një Covid ndryshe ndaj duhet marrë shumë seriozi...
DURRËS– Një qytetar nga Durrësi ka menduar që ta izolojë derën e shtëpisë së tij me ngjitës, ose ndryshe siç quhet shkumë poliuretani, në mënyrë që ...