Aktualitet

Shkodra ende nën ujë/ Rruga e Obotit kalohe vetëm me mjete të larta, lumi Drin vazhdon gërryerjen e tokave bujqësore

27 Janar 2021, 09:19 Nga DOSJA
Shkodra ende nën ujë/ Rruga e Obotit kalohe vetëm me mjete

SHKODËR– Pas reshjeve të shumta të shiut që mbërthyen vendin tonë gjatë ditëve të fundit, situata në vend duke disi më e qetë, por vazhdojnë problemet me sipërfaqet e përmbytura nga uji. Bashkia e Shkodrës ka publikuar një buletin në faqen e saj zyrtare në Facebook ku informon mbi situatën në të gjithë qarkun.

NJOFTIMI I PLOTE I BASHKISE SHKODER:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 27.01.2021,ora 08.30

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 27.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2365 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 940 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

(d.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll