Aktualitet

Atentati ndaj Mitros/ Dy autorët me kapele e syze qëlluan me silenciator nga “Land Rover”-i, shoqërohen 15 persona në po

27 Janar 2021, 09:15 Nga DOSJA
Atentati ndaj Mitros/ Dy autorët me kapele e syze qëlluan me

VLORË– Atentatorët që i prenë rrugën Marjon Mitros një ditë më parë në Vlorë, ishin me syze dhe kapele. Dosja.al ka mësuar se brenda mjetit “Land Rover”, nga ku u qëllua anëtari i grupit të vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt, ndodheshin dy persona. Në dritaren e fuoristradës, autorët kanë nxjerrë armën e pajisur më silenciator dhe kanë qëlluar drejt Mitros. Këtë të fundit e kapën vetëm dy plumba, një në krahë e një në kokë, duke e lënë të plagosur.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që deri më tani mendohet se arsyeja e atentatit kanë qenë larjet e hesapeve mes bandave. Vetë shënjestra, nga shtrati i spitalit, ka rrëfyer se i shpëtoi vdekjes pasi qëndroi shtrirë deri në momentin që atentatorët u larguan. Përsa u përket shkaqeve të atentatit, Mitro është shprehur se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë lloj konflikti dhe se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë organizuar. Ai ka shtuar gjithashtu se nuk ka arritur t’i identifikojë autorët pasi ka qenë me kurriz

“Kam qenë duke ecur me kurriz dhe nuk i kam parë autorët. Kohët e fundit s’kam patur konflikt dhe nuk e di për cilat motive është qëlluar drejt meje,”– tregon Mitro.

Sot janë shoqëruar 15 persona, të cilët merren në pyetje nga ana e bluve të Vlorës,mes tyre familjarë, kalimtarë rasti dhe pronar biznesesh, të cilët kanë qenë dëshmitarë në momentin e atentatit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë në Vlorë, në orën 10:00 të paraditës. Vetëm tre orë pas atentatit, autorët braktisën dhe dogjën mjetin ‘Land Rover”, për të mos lënë gjurë.

Marjon Mitro, nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai është pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të ‘killerit’ të rrezikshëm, Julian Sinanaj. Mitro është arrestuar disa herë nga Policia dhe rezulton të ketë një sërë precedentësh penalë. Ai ka qenë dënuar më herët me tetë vite burg, si pjesë e grupit të titolit në Vlorë. Mitro është arrestuar edhe më parë, gjatë vitit 2014, pasi akuzohej si porositësi i atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ngjare e ndodhur në dhjetor të vitit 2013.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat marjon mitros marjon mitro plagoset marjon mitro atentat marjon mitros marjon mitro plagoset marjon mitro

Sondazh

Poll