Aktualitet

Nëndrejtori i ISHP, Ulqinaku: Në Shqipëri po qarkullon një COVID ndryshe, nuk jemi në gjendje të themi nga vjen

27 Janar 2021, 09:14 Nga DOSJA
Nëndrejtori i ISHP, Ulqinaku: Në Shqipëri po qarkullon një

TIRANË– Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka deklaruar se në vend po qarkullon një Covid ndryshe ndaj duhet marrë shumë seriozisht. Kjo u tha për ‘Euronews Albania’ teksa nëndrejtori i ISHP po fliste për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Mjeku theksoi se në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i virusit, por ende nuk është identifikuar saktësisht.

Eshtë virus ndryshe, eshtë koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë. I kemi kapacitet, akoma nuk kemi arritur në fazën finale, por në këtë rrugë jemi”, u shpreh Ulqinaku.

Ulqinaku theksoi se ndoshta jemi në ditët më të këqija të përhapjes së koronavirusit në vend.

“Unë do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht. Nuk duhet t’ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij COVID-i”, tha ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ndryshe ne shqiperi covid ne shqiperi dritan ulqinaku covid ndryshe ne shqiperi covid ne shqiperi dritan ulqinaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2021, 07:04

Titujt kryesorë të portaleve, 27 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ndërsa Tema.al ka një pj...