Bota

VIDEO/ Akuzat për pallatin mbretëror, Presidenti rus i përgjigjet kritikut të tij: Nuk më përket mua, e as të afërme të

25 Janar 2021, 15:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Akuzat për pallatin mbretëror, Presidenti rus i përgjigjet

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin sot mohoi kategorikisht akuzat e bëra kundër tij nga kritiku i tij Alexei Navalny në një video të fundit në YouTube duke pretenduar se pallati luksoz, i cili është ngritur në Gelendzhik dhe Krasnodar Krai i përket Putinit. 

Ky i fundit, siç, bëjnë me dije mediat greke, ka thënë se pallati nuk i përket atij apo familjes së tij. 

“Unë nuk e pashë videon thjesht sepse nuk kisha kohë të lirë, por pashë disa fragmente të zgjedhura nga këshilltarët e mi. Asnjë nga ato që përmenden nëatë video nuk më përket mua ose të afërmëve të mi.”- tha presidenti rus gjatë takimi përmes një telekonference që ai kishte me studentë të universitetit. 

Presidenti rus beson se me thashethemet për “pallatin” e tij në Gelendzhik, ata u përpoqën t’u ‘larë’ trurin  rusëve.

“Këto të dhëna kanë qarkulluar për 10 vjet. Dhe tani, duke marrë parasysh që rasti është i përshtatshëm, ata i mblodhën ata dhe vendosën me të gjitha këto materiale për të larë trurin qytetarëve tanë,” tha presidenti rus.

Në një video të re në Youtube, kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalny tregon rezidencën madhështore të presidentit rus, Vladimir Putin.

Filmi i ri i fondacionit Aleksej Navalyni Kundër Korrupsionit, FBK në Rusi ka shkaktuar vale reagimesh në Youtube. Vetëm brenda pak ditësh klipi është klikuar më shumë se 40 milionë herë. Përmbajtja është shpërthyese: Nën titullin “Një pallat për Putinin. Historia e korrupsionit më të madh”, ky film tregon për dy orë hollësi nga një rezidencë madhështore në brigjet ruse të Detit të Zi. Sipas hulumtimeve, vetëm ndërtesa përfshin një sipërfaqe prej 18.000 metër kuadrat. Kurse hapësira përreth është 40 herë më e madhe, aq as principata e Monakos. 100 miliardë rubla, rreth 1,12 miliardë euro me gjasë ka kushtuar kjo rezidencë. Sipas FBK “pallati” financohet nga koncerni shtetëror rus, Rosneft dhe Transneft. Të dyja koncernet drejtohen nga miqtë e Putinit, Igor Setçin dhe Nikoal Tokarjev.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll