Bota

Rusia akuzon perëndimin për nxitje të protestave

25 Janar 2021, 14:34 Nga DOSJA
Rusia akuzon perëndimin për nxitje të protestave

MOSKË-Rusia ka akuzuar vendet perëndimore për nxitje të protestave në vend, në mbështetje të udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny. Sipas BBC, Presidenti Vladimir Putin ka thënë se protestat ishin të paligjshme dhe të rrezikshme.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen ditën e sotme për marrë vendimin e tyre, ku thirrjet për sanksione kanë qenë të larta. Ndërkohë, Ministrat e jashtëm të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë po kërkojnë masa kufizuese kundër zyrtarëve rusë përgjegjës për arrestimet. Presidenti i Polonisë Andrzej Duda gjithashtu i kërkoi BE të rritë sanksionet ndaj Rusisë pas arrestimit të kreut të Alexei Navalny.

Alexei Navalny, kritiku i Presidentit Putin, ka bërë thirrje për protesta, pasi  u arrestua gjatë kthimit të tij në Rusi një javë më parë. Protesta u mbajtën ditën e shtunë në rreth 100 qytet, të cilët kërkonin lirimin  e Navalny-it. Policia ka ndërhyrë për ndalimin e protestave në mënyrë të dhunshme.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta ne rusi rusi protesta ne rusi rusi

Sondazh

Poll