Bota

E infektuar me Covid, vdes 92-vjeçarja, pasi mori vaksinën  

25 Janar 2021, 13:55 Nga DOSJA
E infektuar me Covid, vdes 92-vjeçarja, pasi mori

ANGLI- Një grua 92-vjeçare ka humbur jetën nga Covidi. Lajmin e ka bërë të ditur Dailymail, ku shkruan se Mary Green u infektua me Covid pesë ditë pasi mori vaksinën.

92-vjeçarja qëndronte në shtëpinë e kujdesit, ndërkohë që për shkak të moshës së madhe të saj mjekët thanë se ishte shumë e dobët për tu nënshtruar një trajtimi invaziv. Mary Green humbi jetën në 17 janar, ndërsa në lidhje me këto raste ekspertët kanë thënë se vaksinat duan 2 javë kohë në mënyrë që të shkaktojnë imunitet kundër Covid-19.

Kjo nuk është rasti i parë në botë që një person është infektuar me Covid, apo ka humbur jetën pasi ka marrë vaksinën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota humb jeten pasi u infekua me covid mary green humb jeten pasi u infekua me covid mary green

Sondazh

Poll