Bota

Dr. Fauci: Varianti britanik i COVID-19 është më vdekjeprurës, vaksina më pak efektive në variantin e Afrikës së Jugut

25 Janar 2021, 15:25 Nga DOSJA
Dr. Fauci: Varianti britanik i COVID-19 është më

SHBA– Eksperti amerikan për sëmundjet ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, ka deklaruar ditën e sotme se varianti i ri në Mbretërinë e Bashkuar shkakton ‘një rritje të seriozitetit të infeksionit’ dhe është më vdekjeprurës se llojet e tjera.

Në  një konferencë për shtyp, Fauci tha se ka të dhëna për deklaratën e bërë disa ditë më parë nga kryeministri britanik Boris Johnson për rrezikun e këtij varianti, por nuk tregoi prova specifike.

Varianti i Mbretërisë së Bashkuar tashmë është në më shumë se 21 shtete në të gjithë SHBA dhe ka të paktën 160 raste të tij .

Edhe psë varianti britanik po merr përmasa të mëdha, Fauci tha se është më i shqetësuar për variantin Covid të Afrikës së Jugut, që sipas tij, vaksina është më pak efektive.  Ndër të tjera, Fauci tha se ekipet shkencore po punojnë për studimin e këryre varianteve dhe raportin e vaksinave, sesa efektive janë ato kundrejt këtyre llojeve.

Pak ditë më parë, Johnson tha në një konferencë shtypi në Londër se lloji i ri ishte midis 30 dhe 40 përqind më vdekjeprurës, por ai nuk ofroi të dhëna për të mbështetur statistikat e frikshme, gjë të cilën nuk e bëri as eksperti Fauci, i cili tha vetëm se bazohet te ekipet shkencore amerikane.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci boris johnson dr varianti britanik i covid anthony fauci boris johnson dr varianti britanik i covid

Sondazh

Poll