Bota

Protestat ndaj masave anti COVID, reagon kryeministri hollandez: Kjo është dhunë kriminale

25 Janar 2021, 13:32 Nga DOSJA
Protestat ndaj masave anti COVID, reagon kryeministri hollandez: Kjo

HOLLANDË– Kryeministri hollandez Mark Rutte, ka reaguar mbi protestat që pushtuan gjithë vendin kundër masave anti-COVID. Protestuesit sulmuan policinë dhe vunë zjarr në makina dhe biçikleta për të protestuar kundër një shtetrrethimi të vendosur të Shtunën, raporton BBC.

Në qytetin jugor të Eindhoven, protestuesit hodhën fishekzjarre, plaçkitën supermarkete dhe thyen vitrinat e dyqaneve.  Në qytetin lindor të Enschede, protestuesit hodhën gurë në dritaret e një spitali. Kishte protesta më të vogla në Amsterdam dhe në disa qytete përreth vendit. Më shumë se 200 njerëz janë arrestuar, sipas policisë.

“Kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën, kjo është dhunë kriminale dhe ne do ta trajtojmë atë si të tillë,” – u tha z. Rutte gazetarëve të Hënën.

Një qendër testimi Covid-19 u ndez gjithashtu të Shtunën në mbrëmje në fshatin verior të Urk, thanë autoritetet lokale. Këshilltarët rajonalë të sigurisë po takohen sot për të diskutuar një përgjigje.

“Zjarri në një qendër shqyrtimi në Urk tejkalon të gjitha kufijtë,” – tha Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge.

Qeveria Hollandeze sapo ka prezantuar masat e saj më të vështira që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë një shtetrrethim natën i cili zhvillohet nga 21:00  deri në 04:30. Kushdo që kapet duke e shkelur atë përballet me një gjobë prej 95 €.

Baret dhe restorantet e vendit janë mbyllur që nga Tetori, ndërsa shkollat ​​dhe dyqanet jo-thelbësore si ato të veshjeve dhe këpucëve u mbyllën muajin e kaluar. Është vendosur një ndalim i fluturimeve nga MB, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut për shkak të frikës për variante të reja të virusit.

Ka pasur më shumë se 962,000 raste dhe 13,646 vdekje të konfirmuara nga Covid-19 në Hollandë, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta ne holande protesta ne holande

Sondazh

Poll

Bota 25 Janar 2021, 11:35

BRUKSEL- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka deklaruar se BE është duke i qendruar pranë partnerve të saj në Ballkanin...