Bota

Protestat e 6 janarit, adoleshenti flet pas denoncimit që i bëri babait të tij në polici: Do të mbroj familjen

25 Janar 2021, 13:24 Nga DOSJA
Protestat e 6 janarit, adoleshenti flet pas denoncimit që i bëri

SHBA- Një 18-vjeçar ka folur pasi denoncoi babin e tij në polici se kishte marrë pjesë në protestat e 6 janarit. New York Post shkruan se pasi pa babin e tij në protestë nga televizoori ai telefonoi FBI-në për ta informuar. Jackson Reffitt tha se në ato momente kjo iu duk gjeja më e arsyeshme për të bërë.

“Ishte busulla ime morale .. të bëja atë që mendoja se do të mbronte jo vetëm familjen time, por edhe babanë tim. Unë do ta bëja përsëri,” tha ai.

Ndërkohë që babai i Jackson, Guy Reffitt më parë i kishte thënë familjes se nëse e dorzojnë ata do të pushkatohen

“Nëse më dorëzoni, ju jeni një tradhtar dhe e dini se çfarë ndodh me tradhtarët … tradhtarët pushkatohen”, thuhet në letrat e gjykatës.

18-vjeçari tha se nuk ka menduar se do babai i tij do t’i përmbahej atij kërcënimi. Ndërsa në lidhje me policinë ai tha se babai i tij ishte pjesë e një grupi ekstremist i Trump dhe se nëse policia do t’i kishte rrethuar, ai do të kishte hapur zjarr.

“Unë e kam marrë atë si një kërcënim, por kurrë nuk kam menduar se ai do të veprojë sipas tij. Policia mund të kishte hyrë në çdo kohë, në një kohë të keqe, pavarësisht nga situata dhe babai im mund të kishte hapur zjarr,”tha ai.

Nw 6 janar SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota guy reffitt jackson reffitt protestat ne capitol guy reffitt jackson reffitt protestat ne capitol

Sondazh

Poll

Bota 25 Janar 2021, 11:35

BRUKSEL- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka deklaruar se BE është duke i qendruar pranë partnerve të saj në Ballkanin...