Bota

Fotot/ Justin Bieber kujton periudhën e errët të jetës së tij kur u arrestua: Isha i lënduar dhe i zemëruar

25 Janar 2021, 13:17 Nga DOSJA
Fotot/ Justin Bieber kujton periudhën e errët të jetës

SHBA– Këngëtari i famshëm kanadez, Justin Bieber ka postuar një foto dhe ka shkruar një status rreth një momenti tepër delikat në jetën e tij, ku 7 vite më parë ai u arrestua pasi ishte i dehur dhe pa patentë.

Tashmë pas 7 vitesh nga ky incident, duket se Justin është më i pjekur dhe e ka kaluar atë fazën e prapësirave, pasi ka një mbështetje edhe nga gruaja e tij Hailey Bieber.

Justin shprehet se nuk është krenar për veprimet e tij, por kujton së në atë periudhë ka qenë shumë i lënduar dhe i zemëruar.

Postimi i plotë:

”7 vite më parë, në këtë datë, unë u arrestova. Nuk ishte momenti im më i mirë. Aspak krenar për atë çfarë po kaloja. Isha i lënduar, aspak i lumtur, konfuz, i zemëruar, i mashtruar, i keqkuptuar dhe i zemëruar me Zotin. Gjithashtu vishja shumë lëkurë për dikë që jeton në Miami. E gjitha kjo është për të treguar se Zoti kishte rezervuar një rrugë të gjatë për mua. Unë kam kuptuar diçka .. Zoti ishte aq afër meje atëherë sa është tani. Inkurajimi im për ju është që të lini të kaluarën tuaj të jetë një kujtesë se sa larg ju ka sjellë Zoti. Mos lejoni që turpi të shkatërrojë të sotmen tuaj. Ju dua të gjithëve me gjithë zemër”.

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota justin bieber justin bieber

Sondazh

Poll

Bota 25 Janar 2021, 11:35

BRUKSEL- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka deklaruar se BE është duke i qendruar pranë partnerve të saj në Ballkanin...