Bota

E rrëmbeu dhe e çoi në një hotel në Pejë, arrestohet një 42-vjeçar, vajzës i gjenden dëmtime në trup

25 Janar 2021, 13:49 Nga DOSJA
E rrëmbeu dhe e çoi në një hotel në Pejë,

KOSOVË-Një rast rrëmbimi është raportuar në Kosovë. Bëhet e ditur, se një burrë 42-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është treguar, ka rrëmbyer një vajzë dhe e ka çuar në një hotel në Pejë.

Vajza, identiteti i të cilës nuk është bërë me dije, ka mundur të njoftojë policinë. Po ashtu është raportuar se ajo ka pasur lëndime në trup. Policia ka arrestuar të dyshuarit, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se personi që është arrestuar, dyshohet për dy vepra penale, “privimi i kundërligjshëm nga liria” dhe “shkaktimin e lëndimeve trupore”.

Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm nga liria” dhe “shkaktimin e lëndimeve trupore” ndaj viktimës. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë, ndërkaq në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme rreth këtij rasti,”-ka thënë Nikçi.

Ndërkohë, ngelet e paqartë lidhja mes të dyshuarit dhe viktimës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove rrembimi ne kosove kosove rrembimi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 25 Janar 2021, 11:35

BRUKSEL- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka deklaruar se BE është duke i qendruar pranë partnerve të saj në Ballkanin...