Bota

BE propozon masa të reja për kufizimin e udhëtimeve, test dhe karantinë pas kthimit nga zona e kuqërremtë

25 Janar 2021, 13:58 Nga DOSJA
BE propozon masa të reja për kufizimin e udhëtimeve, test dhe

BRUKSEL– Komisioni europian ka propozuar një paketë masash për kufizimit e udhëtimeve, për të evituar përhapjen e koronavirusit dhe mutacioneve të reja.

Komisioneri i BE për Drejtësi, Didier Reynders, duke paraqitur propozimin e Komisionit të BE për udhëtime brenda dhe jashtë kufijve të BE, njoftoi se Komisioni propozon shtimin e një ngjyre të re, të kuqe të errët, në hartën e rrezikut të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (Ecdc), kjo për të pasqyruar nivelin e lartë të infeksioneve pjesërisht të lidhur me variante të reja të koronavirusit.

Propozimi përmban koordinim shtesë në dy fusha, ku shtetet anëtare janë pajtuar tashmë që të punojnë së bashku. Këtu bëjnë pjesë përditësimi i kodit të ngjyrave për vendet me rrezik, si dhe masa më të rrepta për udhëtarët që vijnë nga vende me rrezik më të lartë, sipas Swissinfo.

”Kategoria e re e rrezikut vlen për zonat ku niveli i njoftimit të infeksionit prej 14 ditësh është 500 ose më shumë,” – shtoi ai.

Komisioni Evropian po ashtu propozon që të shmanget udhëtimi në këto zona, por thotë se nëse udhëtimet janë të domosdoshme, do të kërkohet testi para nisjes në zonën e kuqe të errët dhe karantina pas kthimit, me përjashtim të njerëzve që punojnë në ato zona.

Një variant i ri i koronavirusit që është shfaqur në disa vende të BE-së, është detektuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Ky variant është thënë se përhapet më shpejt.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll