Bota

Presidenti Joe Biden pritet të heq ligjin për ndalimin e pjesmarrëjes në ushtri të personave transgjinor

25 Janar 2021, 14:07 Nga DOSJA
Presidenti Joe Biden pritet të heq ligjin për ndalimin e

SHBA-Presidenti i ri Joe Biden, ditën e sotme pritet të shfuqizojë një nga politikat e Donald Trump, për lejimin e personave transgjinor që të shërbejnë në ushtri.

Sipas CNN, Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte mbi planet. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka thënë në një deklaratë javën e kaluar se administrata do të hiqte ndalimin përmes një veprimi ekzekutiv në ditët e para ose javët e presidencës së Biden.

Ligji për ndalimin e tyre është vendosur nga Donald Trump, në vitin 2017 me anë të një postimi në Twitter. Në vendimin e tij Donald Trump kishte argumentuar se personat transgjinor nuk duhet të lejoheshin në ushtri, pasi do të sillnin një kosto të jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll