Aktualitet

25 Janar 2021, 11:01 Nga DOSJA

DURRËS– Jetmir (Edmond Bregu) alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje. Dosja.al ka mësuar se në emër të 32-vjeçarit nga Hasi me tre identitete janë bërë një sërë kallëzimesh nga qytetarë të Durrësit, të cilët pretendonin se i riu i kërcënonte me jetë.

“Na kërcënon me jetë,”- mësohet të shpreheshin qytetarët, por nuk dihet se si është proceduar me këto denoncime.

Dosja.al ka mësuar se Bregu u vra në ‘bazën’ e tij mbrëmë, prënë shtëpisë së vjehrrit, ku kalonte çdo të dielë.

Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga persona që ende nuk janë identifikuar. I riu ishte nga Hasi, por banonte në Durrës ku shoqërohej me persona të ndryshëm me precedentë penalë.

Bregu ka qenë i dënuar dhe në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, që është një nga pistat e hetimit për ekzekutimin e tij. Dy të tjerat janë konfliktet që mund të ketë pasur brenda vendit tonë viktima dhe pazaret për lëndën narkotike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond bregu ilir kuci vritet jetmir bregu edmond bregu ilir kuci vritet jetmir bregu

Sondazh

Poll