Aktualitet

Thyhet fuoristrada e biznesmenit në Shkodër, autorët i lënë mesazhin e pakuptueshëm tek pasqyra, Shqau: Mund ta ketë bër

25 Janar 2021, 08:47 Nga DOSJA
Thyhet fuoristrada e biznesmenit në Shkodër, autorët i

SHKODËR– Mjeti i llojit “Tiguan”, në pronsi të biznesmenit Nikolin Shqau ka rënë pre e një sulmi. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në momentin që mjeti me targë AA 289 OA ngjyrë e bardhë ishte parkuar përpara derës së shtëpisë të biznesmenit në Hot të Ri, pjesë e njësisë Rrethina të bashkisë Shkodër.


Persona të paidentifikuar, me shufra hekuri kanë sulmuar dhe kanë bërë copash të gjitha xhamat e makinës, dhe pjesën e përparme të mjetit. Ngjarja nuk është parë nga asnjë kalimta, por sinjali ka alarmuar biznesmenin Shqau, i cili ka dalë jashtë për të kontrolluar makinën, e cila ishte bërë copash.

Brenda mjetit u gjet dhe shifra e hekurit që kanë përdorur autorët, e cila është një shpresë për autoritetet, pasi mund të ketë ruajtur shenjat e gishtave të sulmuesve. Por autorët kanë lënë edhe një mesazh për biznemsenin Shqau. Në anën e djathtë të mjetit, afër pasqyrës autorët kanë lënë një letër të shkruar, por që Dosja.al ka mësuar se shkrimi ishte i pakuptueshëm.

Shkaqet e këtij sulmi janë të paqarta për momentin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se ka qene vetë biznesmeni Shqau që ka rrëfyer se mund t’ia ketë thyer mjetin “Tiguan”, një person që kishte kërkuar që Shqau ta merrte në punë.

Biznesmeni e kishte refuzuar shumë herë, por personi ‘kokëfortë’ këmbëngulte sërish që Shqau ta merrte në punë. Duke qenë se biznesmeni nuk ia ka realizuar dëshirën, personi në fjalë, të cilit ende nuk i dihet identiteti, mund të jetë hakmarrë ndaj Shqaut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nikolin shqau shkoder sulmohet makina e biznesmenit nikolin shqau nikolin shqau shkoder sulmohet makina e biznesmenit nikolin shqau

Sondazh

Poll