Aktualitet

Përmbytjet në Lezhë, Bashkia jep informacion: 250 hektarë toke nën ujë, rrugët nuk paraqesin probleme

25 Janar 2021, 08:40 Nga DOSJA
Përmbytjet në Lezhë, Bashkia jep informacion: 250 hektarë

LEZHË-Bashkia Lezhë ka dhënë informacion në lidhje me situatën që ndodhet zona pas shirave të dendur që nisën mbrëmjen e djeshme. Sipas tyre janë 250 hektarë tokë që ndodhen nën ujë ndërsa nuk raportohen për mungesë uji të pijshëm apo energjie elektrike.

Lumi Drini është + 1.6 m nga +2.00 m të kuotës kritike, lumi Gjadër është 50 cm nen kuoten kritike, ndërsa lumi Mat është +2 m nga +4 m të kuotës kritike.

INFORMACION ZYRTAR

Situata në qarkun Lezhë, date 25.01.21, ora 09.00′, eshte:
-gjatë natës kemi patur reshje me intensitet mesatar në të lartë, me rreth 50 mm;
-në bashkinë Lezhë, kemi 250 ha sipërfaqe të tokave bujqësore të përmbytura, nga të cilat 150 ha në Zadrim ë 100 ha në Torovicë.
-hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave;
-rezervuaret janë në monitorim ë nuk paraqesin probleme;
-lumi Drini është + 1.6 m nga +2.00 m të kuotës kritike,;
-lumi Gjadër është 50 cm nen kuoten kritike;
-lumi Mat është +2 m nga +4 m të kuotës kritike;
-kanalet e ujrave të larta e ato të dyta e të treta janë në kuata të larta;
-furrnizimi me energji elektrike ë ujë të pishem, është pa problem. Nga era e forta të ditës djeshme këmi patur nderprerje të energjisë në linjat e njësive administrative Balldre ë Blinisht, por që janë riparuar nga specialistët e OSHEE ;
-rruget nacionale, rurale e bashkiake janë të kalushme e pa probleme;
-Strukturat e MC, janë në gatishmeri për ndjektjen e situatave ë nderhyrje.

Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë. Në fshatin Panarit të Korçës janë izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe moti i keq ne shqiperi lezhe moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2021, 07:32

DURRËS– Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka sjellë probleme edhe në nisjen e trageve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Dosja.al ka më...