Aktualitet

E ndërtuar nga ‘Salillari’/ Dëmtohet aksi Vlorë-Orikum! Vështirësohet kalimi i mjeteve, mungon energjia elektri

25 Janar 2021, 08:21 Nga DOSJA
E ndërtuar nga ‘Salillari’/ Dëmtohet aksi

VLORË– Reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar akin Vlorë-Orikum. Rruga e cila ndodhet në zonën e Jonufrit tashmë kalohet vetëm në një sens. Kjo rrugë njëjtë si ajo e Borshit është ndërtuar nga kompania ‘Salillari’ e cila është në fokus të mediave për dëmtimet që pësojnë rrugët pak kohë pasi janë ndërtuar. Kompania e cila është përgjegjëse për rrugën sërish ka ‘dështuar’ në mbarëvajtjen e saj.

Disa fshatra të Orikumit nga reshjet e dendura të shiut kanë mbetur pa energji elektrike. Përmbytje ka pasur në dhe në disa zona të Fushë-Krujës.


Reshjet e dendura të shiut nisën mbrëmjen e djeshme dhe shkaktuan dëmë në sipërfaqe toke si dhe në akse rrugore duke e vështirësuar kalimin e makinave.

Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë. Në fshatin Panarit të Korçës janë izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi rruga vlore-orikum moti i keq ne shqiperi rruga vlore-orikum

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2021, 07:32

DURRËS– Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka sjellë probleme edhe në nisjen e trageve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Dosja.al ka më...

Aktualitet 25 Janar 2021, 07:15

Titujt kryesorë të portaleve, 25 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë artikull për motin e keq në Shqipëri. Sot disa qytete në vend janë zgjua...