‘Rreshjet e shiut do të intensifikohen’/ Bashkia Vlorë PARALAJMËRON qytetarët: Shmangni lëvizjet me automjete n
25 Janar 2021, 08:27Nga DOSJA
VLORË– Bashkia Vlorë ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e mjeteve në ato akse. Me anë të një postimi Bashkia bën të ditur se paralajmërimet nga meterologët kërkojnë kujdes pasi vendi është i përmbytur. Gjithashtu në njoftimin publik Bashkia Vlorë bën të ditur se Ujësjellës Kanalizimetdhe Shërbimet publike do të jenë në dispozicion të qytetarëve për çdo rast nevoje.
Postimi i plotë:
Te nderuar qytetare!
Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm.Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës.Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!
Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë. Në fshatin Panarit të Korçës janë izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar akin Vlorë-Orikum. Rruga e cila ndodhet në zonën e Jonufrit tashmë kalohet vetëm në një sens. Kjo rrugë njëj...
DURRËS– Uji ka pushtuar qytetin e Durrësit dhe të Shijakut. Pas shirave të dendur që nisën nga mbrëmja e djeshme e deri në orët e para të mëngjesit, qyteti...
FINIQ– Ura e kanalit ujitës në Finiq ëhtë ndarë në mes gjatë natës që lamë pas. Mësohet se shirat e shumtë e kanë shkatërruar urën e kanalit ujitës “Thoma Filip...
GJIROKASTËR–Aksi Tepelenë-Gjirokastër ka pasur dëmtime si pasojë e motit të keq që ka pushtuar të gjithë territorin e Shqipërië. Rrëshqitja e dherave është...
TIRANË– “Lëri çunat se ta mbaj unë shkëmb, mos ta thyej. Po ta them dhe njëherë ke punuar na i herë ? Jo ti , po edhe ai zotëria që e ka provuar nuk...
Aktualitet25 Janar 2021, 07:32
DURRËS– Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka sjellë probleme edhe në nisjen e trageve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Dosja.al ka më...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë artikull për motin e keq në Shqipëri. Sot disa qytete në vend janë zgjua...
POGRADEC– Personi me inicialet E.J., 22 vjeç, banues në Remenj është vënë në pranga pak orë pasi teksa udhëtonte me mjetin e tij të llojit “Mercedez Benz...