Aktualitet

Përmbytjet në fshatrat e Fushë Krujës, banori: Banesat janë nën ujë, çdo gjë e mbjellë është shkatërruar

25 Janar 2021, 08:11 Nga DOSJA
Përmbytjet në fshatrat e Fushë Krujës, banori: Banesat

FUSHË KRUJË- Një banor i fshatit Murqinë është shprehur i shqetësuar për pronat e tokat në këtë zonë, pasi çdo gjë e ka përmbytur uji. Në një prononcim për Report TV, banori dëgjohet të thotë se uji u futet në banesa nga të gjitha anët dhe se çdo gjë që kanë mbjellë është shkatërruar.

“Banesat janë nën ujë, ka uji në shtëpi, në të dyja anët. Në fshatin tonë besoj se 1500 ha janë përmbytur tokë e mbjellë gjysma, janë 4 fshatra nën ujë Morisë, Mallkuç, Bilaj deri Gjuricë,”- shprehet banori.

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbtur pothuajse të gjitha fshatrat e Fushë Krujës. Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë. Panariti i Korçës ka izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumi ishëm del nga shtrati moti i keq ne shqiperi lumi ishëm del nga shtrati moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2021, 07:32

DURRËS– Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka sjellë probleme edhe në nisjen e trageve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Dosja.al ka më...

Aktualitet 25 Janar 2021, 07:15

Titujt kryesorë të portaleve, 25 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë artikull për motin e keq në Shqipëri. Sot disa qytete në vend janë zgjua...